KryesoreLajme

Dështon mbledhja e KQZ-së, opozita bojkoton shtyrjen e afatit për regjistrimin e mërgatës për votim

Ka dështuar mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të mungesës së kuorumit.

Në mbledhje munguan anëtarët e KQZ-së nga radhët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Në rend të ditës për shqyrtim mes tjerash ishte njoftimi për afatin e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës dhe vlerësimin.

Lexo më shumë  Dita 78 e protestës/ Protestuesja nga diaspora: Ëndrrat e të parëve tanë, t’i realizojmë në vendin tonë

Kjo pikë sipas anëtarit të KQZ-së nga radhët e LVV-së, Alban Krasniqi ishte arsyeja e mungesës së këtyre anëtarëve në mbledhjen e sotme, raporton KP.

Ai shtoi se në mbledhjen e sotme ishte paraparë edhe shtyrja e afatit për regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ndryshe, sot është afati i fundit për t’u regjistruar mërgata për të votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lexo më shumë  “Siguria e pushuesve nuk mund t’i lihet rastësisë” - Koçeku kërkon hetim të thelluar për zjarrin në hotelin në Vlorë
YouTube player