KryesoreLajme

Kurti kalon Krishtlindjet në Komunën e Gjakovës: Kujdesi, dashuria për njëri-tjetrin qofshin vlerat që na shoqërojnë

Kryeministri vendit, Albin Kurti, njoftoi se për Krishtlindje kaloi ditën me vizita e takime në Komunën e Gjakovës.

Kurti, në një postim në Facebook, tha se Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim e në të gjitha këto vizita e takime këto dy vlera reflektonin qartë.


“Nga aktiviteti në aktivitet, nga familja në familje me ngrohtësi u pritëm në secilën prej tyre në këtë ditë të shenjtë për besimtarët e krishterë. Nga Kisha e Shën Ndout te familja Sebi, nga fshati Vogovë në Pjetërshan, nga familja Rasi në fshatin Kusar te familja Domgjoni në Kushavec, Bishtazhin, Dobrixhë, Novosellë, Bec, Meqë e për ta përfunduar vizitën tonë në disa familje në Doblibare.Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim e në të gjitha këto vizita e takime këto dy vlera reflektonin qartë. Por, edhe unë shfrytëzoj rastin që edhe njëherë t’i falënderoj të gjithë ata për mikpritjen e tyre dje”, shkruan Kurti.

Lexo më shumë  U vazhdohet paraburgimi tre malazezëve që shfaqën targat “Kosova është Serbi”


Kurti uroi që kujdesi, dashuria e sakrifica për njëri-tjetrin të jenë vlerat që na shoqërojnë, sikurse gëzimi e festa mbizotërofshin gjithmonë te qytetarët e familjet tona.

Rruga Press

YouTube player