KryesoreLajme

Sveçla uron Krishtlindjet nga veriu, viziton këndin e shtëpizave dhe disa biznese


Me rastin e festës së Krishtlindjeve, ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla vizitoi Kishën katolike në Mitrovicë si dhe këndin e shtëpizave dhe disa biznese në veri të Mitrovicës.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në Kishën katolike u mirëprit nga Don Bardhec Zymi, për të cilin tha se është një pastor i zellshëm dhe veprimtarë kombëtar.

“Pritje e ngrohtë e festive me rastin e festës së Krishtlindjeve në Kishën katolike në Mitrovicë, ku u mirëpritëm nga Don Bardhec Zymi.

Lexo më shumë  Xoxa paguhet nga OJQ që mbështeten nga bashkia e kryeqytetit dhe ku drejtues është bashkëshorti i saj Erion Veliaj

Don Beni i cili na mirëpriti sot në Kishë, përveç se një pastor i zellshëm e shembullor është edhe veprimtar kombëtar. Ai përcjell shembullin më të mirë që bart edhe festa e Krishtlindjeve, të mirësisë, paqes e dashurisë mes njëri tjetrit.

Nga aty, me kënaqësi bashkë me aktivistë e kandidatë për deputetë vizituam familjen e Mikel Dishpallit në Mitrovicën e Veriut, një argjendar tashmë në pension i cili me bashkëshorten e tij Lajde Kurti Dishpali mësimdhënëse shumë e respektuar po ashtu e pensionuar.


Vlerësoj lartë mikpritjen e tyre sot e qëndresën e tyre të vazhdueshme që pavarësisht sfidave, kërcënimeve e presioneve me të cilat janë ballafaquar në vazhdimësi, nuk kanë lëshuar pronën e tyre në veriun tonë.


Nuk kisha se si të kthehem në Prishtinë pa e vizituar këndin e shtëpizave dhe disa biznese në veri të cilat po punojnë që të gjithë qytetarëve pa dallim tu ofrojnë atmosferë të ngrohtë e festive.

Festa të gëzuara e me begati”, ka shkruar Sveçla.

YouTube player