BotaKryesore

Moldavia: Rusia shkeli hapësirën ajrore

Presidentja e Moldavisë, Maisa Sandu, ka thënë se raketat e ushtrisë ruse kanë shkelur hapësirën e saj ajrore, ka raportuar BBC-ja të mërkurën.

Ajo shkroi në rrjetin social X se derisa shtetet po festojnë Krishtlindjen, Kremlini ka zgjedhur shkatërrimin.

“Duke synuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës dhe duke shkelur hapësirën ajrore të Moldavisë me një raketë, veprime që shkelin qartë ligjin ndërkombëtar. Moldavia i dënon këto akte dhe qëndron në solidaritet të plotë me Ukrainën”, ka deklaruar presidentja moldaviane.

Lexo më shumë  BE i jep ultimatum Serbisë: Reforma urgjente, ulje tensionesh dhe zbatim i marrëveshjeve me Kosovën

Rusia ka goditur rajonin e Kharkivit, duke e lënë të paktën një grua të vdekur. Mbi 520.000 banorë pa ngrohje dhe ujë.

Kreu i administratës rajonale, Oleg Sinegubov, ka thënë se po i bëjnë të gjitha përpjekjet për të rivendosur ngrohjen, ujin dhe energjinë elektrike.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  113 vjet nga themelimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë