Shëndetësi

Pirja e kafesë mund të zvogëlojë gjasat e zhvillimit të disa llojeve të kancerit

Konsumatorët e rregullt të kafesë mund të përballen me një rrezik, dukshëm më të ulët të zhvillimit të kancerit të kokës dhe qafës, sipas një studimi të ri të publikuar të hënën.

Studiuesit nga Instituti i Kancerit Huntsman në SHBA, analizuan të dhënat nga 9,548 pacientë me kancer dhe 15,783 kontrolle të shëndetshme.

Një analizë që kombinon të dhënat nga studime të shumta, zbuloi se konsumimi i katër ose më shumë filxhanëve kafe me kafeinë çdo ditë, lidhej me një reduktim prej 17% të rrezikut të përgjithshëm të kancerit të kokës dhe qafës, raportuan studiuesit në CANCER, një revistë e rishikuar e Shoqatës Amerikane të Kancerit.

Ata që pinë kafe treguan 30% shanse më të ulëta të kancerit të zgavrës në gojë dhe 22% shanse më të ulëta të kancerit të fytit, në krahasim me ata që nuk pinë kafe.

Edhe konsumimi i kafesë pa kafeinë, lidhej me një ulje prej 25% të rrezikut të kancerit të zgavrës me gojë.

Konsumimi i çajit tregoi rezultate të përziera.

Ndërsa pirja e një filxhani ose më pak në ditë, shoqërohej me një rrezik të përgjithshëm 9% më të ulët të kancerit të kokës dhe qafës, konsumimi i më shumë se një filxhani, lidhet me një shans 38% më të lartë të kancerit të laringut, zbuloi studimi.

“Zakonet e kafesë dhe çajit janë mjaft komplekse,” tha autori i vjetër Yuan-Chin Amy Lee nga qendra kërkimore, në një deklaratë për shtyp.

“Këto gjetje, mbështesin nevojën për më shumë të dhëna dhe studime të mëtejshme rreth ndikimit që kafeja dhe çaji mund të kenë në reduktimin e rrezikut të kancerit”, shtoi ai.

Hulumtimi fiton rëndësi pasi kanceri i kokës dhe qafës, i cili renditet si kanceri i shtatë më i zakonshëm globalisht, vazhdon të rritet në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

YouTube player