Haxhiu: Serbia të dorëzojë kryeterroristin Radoiçiq
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë apel te faktori ndërkombëtar që të rrisë presionin ndaj autoriteteve në Serbi për dorëzimin e kryeterroristit Milan Radoiçiq tek organet e drejtësisë së Kosovës, teksa ka thënë se pas sulmit të fundit në kanalin Ibër-Lepenc qëndron Serbia.
“Është e rëndësishme që të bëhet trysni ndaj Serbisë që të dorëzojë kryeterroristin, Milan Radoiçiq. Ministria e Drejtësisë së bashku me prokurorinë dhe Policinë e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet sa i përket dorëzimit të tyre në territorin e Republikës së Kosovës. Ju e dini që ka pasur një përpjekje nga Serbia që të marrë dëshmitë nga Kosova kinse për të hetuar këtë rast atje. Ne i kemi refuzuar”, tha ajo.
Rruga Press