KryesoreLajme

Tentuan kalimin ilegal të kufirit, pesë shtetas të Serbisë u shoqëruan në polici

Pesë shtetas të Serbisë të gjithë në një veturë u munduan të premten ta kalojnë ilegalisht kufirin.

“PKK, Dheu i Bardhë 20.12.2024, 23:30. Njësia policore kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë ku ndodheshin edhe katër të dyshuar të gjithë shtetas të Serbisë të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës nëpër rrugët ilegale. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo më shumë  Iu refuzua kërkesa për vizitë në Preshevë, reagon Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit

Rruga Press

YouTube player