KryesoreLajme

Ambasada shqiptare në Kiev goditet nga bombardimet ruse

Rusia ka bombarduar mbrëmjen e djeshme kryeqytetin e Ukrainës. Nga këto bombardime është goditur edhe godina ku ndodhet Ambasada shqiptare në Kiev.

Nga sulmi kanë mbetur të dëmtuara dhe ambsadat e Argjentinës, Palestinës, Maqedonisë së Veriut, Portugalisë dhe Malit të Zi, të cilat janë të vendosura në të njëjtën ndërtesë.

Lexo më shumë  Në Shqipëri paguajnë gjithnjë e më shtrenjtë për një çati

Lajmin e ka konfirmuar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ka dënuar këto sulme të Rusisë të cilat i ka quajtur brutale.

“Një seri sulmesh ajrore  të Federatës Ruse tronditën Kievin të premten në mëngjes, duke shkaktuar dëme të shumta në disa zona në kryeqytetin e Ukrainës. Si pasojë e këtyre sulmeve, u dëmtuan pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kiev dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Raportohet vetëm për dëme materiale”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Mediumi serb: BE do të ngrijë 1.5 miliard euro fonde të destinuara për Serbinë

Rruga Press

YouTube player