Bota

Administrata Biden njofton paketën më të fundit të ndihmës për Ukrainën

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden së shpejti do të shpallë paketën e fundit të ndihmës për Kievin në kuadër të Iniciativës për Asistencën e Sigurisë së Ukrainës (USAI), duke përdorur fondet e mbetura të destinuara për blerjen e armëve të reja, thanë dy burime të njohura me situatën.

Paketa, me vlerë rreth 1.2 miliardë dollarë, përfshin sisteme përgjuese të raketave anti-ajrore dhe municione artilerie, tha një burim i tretë, ndërsa informacione më të sakta mbi përmbajtjen e paketës priten në ditët në vijim, raportoi Reuters.

Lexo më shumë  Ministri finlandez thotë se Rusia do të mbetet kërcënim për Evropën edhe pas përfundimit të luftës në Ukrainë

Kjo paketë ndihme mund të jetë një nga hapat e fundit që SHBA ndërmerr në ofrimin e ndihmës direkte ushtarake për Ukrainën përpara se ajo të marrë presidentin e saj të ri në janar, Donald Trump, i cili u zgjodh në këtë post në nëntor.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, SHBA-ja ka dhënë 175 miliardë dollarë ndihmë për atë vend, duke përfshirë rreth 61.4 miliardë dollarë për sigurinë, shkruan, abcnews.al.

Lexo më shumë  SHBA dhe Britania sanksionojnë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë

Gjysma e kësaj ndihme është siguruar përmes programit të USAI-t, ndërsa pjesa tjetër është siguruar përmes furnizimeve ekzistuese ushtarake. Gjithashtu, 5.6 miliardë dollarë kanë mbetur nga rezerva presidenciale.

Rruga Press

YouTube player