Kryeministri Kurti falënderon institucionet për sanimin e shpejtë në Ibër-Lepenc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë vizituar ndërmarrjen Hidro-ekonomike Ibër-Lepenci. Aty u pritën nga kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Faruk Mujka.
Në fillim të takimit Kurti ka falënderuar ndërmarrjen për intervenim të shpejtë pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, në Varragë të Zubin Potokut, teksa nuk pranoi të prononcohet për media.
Kurse ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se kjo ndërmarrje viteve të fundit ka pasur përmirësime të shumta në shumë aspekte, duke përmendur përfitimet në shifra milionëshe.
Rizvanolli tutje theksoi se ndërmarrja menaxhon shumë projekte të mëdha dhe ka bërë shumë investime në objektin e ujësjellësit duke filluara nga rehabilitim dhe ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Artanë, Bellopojë, Llugë, Orllanë e rrethinë në Komunën e Podujevës, si dhe investimet në rrjetin e ujësjellësit në Fushë-Kosovë, që janë shumë të rëndësishme.
“Falë një angazhimi dhe reagimi të shpejtë është arritur që termocentralet të mos ndalen për asnjë minutë si rezultat i sulmit të 29 nëntorit në kanalin ‘Ibër-Lepenc’, si dhe furnizimi i qytetarëve me ujë të jetë relativisht i mirë përgjatë ditëve të para dhe i plotë përgjatë ditëve në vijim. Për gjatë një javë Ibër-Lepenci ka bërë tri zgjidhje të ndryshme teknike me para me tuba i dyti me një kontejnerë metali dhe i treti me një bajpast, tani ka filluar puna me rehabilitimin në kanalit me këtë rast është dëshmuar që institucionet dhe ndërmarrjet tona publike kanë gatishmërinë dhe vullnetin por edhe njohurinë për të përballues me sulmet të cilat shpresoj që nuk do të na vijë rasti t’i testojmë në të ardhmen mirëpo sido qe të jetë jemi falënderues”, tha Rizvanolli.
“Kjo nuk është e vetmja arritje në këtë vit presim që ndërmarrja të ketë fitim rreth 6 milionë euro, pas vlerësimit 1.6 milionë euro, krahasuar me humbje deri para dy vitesh sigurisht që për ndërmarrjet publike nuk është fitimi por më të rëndësishme shërbimet që ofrojnë. Ndërmarrja ‘Ibër-Lepencit’ ka shitur energji elektrike mirëpo edhe ka furnizuar me ujë afër 500 mijë qytetarë të rajonit të Mitrovicës dhe Prishtinës, gjithashtu furnizon bujqit tanë të cilët bashkë me përkrahjen e Qeverisë sivjet ka arritur që pas një kohë të gjatë të sigurojnë bukën e viti të ardhshëm”, tha ajo.
“Në 2021 kur e kemi marrë mandatin tonë, bordi ynë e ka gjetur projektin e rehabilitimit të kanalit vetëm 5 për qind në nivel të realizimit, ndërsa tani është 65 për qind dhe pritet të përfundoj në qershor. Kjo është e rëndësishme sepse mundëson që të evitohen rrjedhjet humbjet teknike në kanal që janë shumë të rëndësishme me ndryshimet klimatike dhe thatësira që po bëhen më karakterizuese në vendin tonë. Nuk është diçka që mund të them unë më e rëndësishme është dëmi që nuk është shkaktuar kemi thënë edhe më herët dëmi i synuar që do të ndodhte sikur të arrihej qëllimi do të ishte 2.5 milionë euro vetëm në import të energjisë elektrike, të mos flasim për paralizimin e aktivitetit ekonomik, ngrohjes së qytetarëve, furnizimit me ujë e shumë shërbime të tjera”, përfundoi Rizvanolli.
E kryeshefi Faruk Muka, tha se është herë e parë që një kryeministër viziton ndërmarrjen që ai e drejton. Aty, foli edhe për sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lenpencit, teksa dëmi i këtin sulmi llogaritet të jetë rreth 400 mijë euro.
“Është hera e parë që një kryeministër viziton Ibër-Lepencin, diskutuam ngjarjet që ndodhën muajin e kaluar por edhe suksesin e kësaj ndërmarrjes. Ne e kemi bërë një analizë të afërt dëmi, riparimi dhe renovimi do të na kushtojnë diku 400 mijë euro por kjo do të bëhet në bashkëpunim me Bankën Botërore. Dëmi do të përfundoj sa më shumë që është e mundshme”, tha Mujka.
Mujka mohoi deklarimet e nxjerra në media se dëmi nga ky sulm mund të kushtojë rreth 1 milion euro.
“Kjo ka qenë keqkuptim apo nxjerre nga konteksti tash a ka qenë e qëllimshëm apo jo mbetet të vlerësohet. Kam thënë që ndërtimi i një kanali të tillë prej fillimit në fund kushton 1 milion euro, ndërsa sa i përket dëmeve nuk kemi mundur të bëjmë një llogari të tillë derisa ka qenë në regjim të ujit, një analizë e saktë ka mundur të bëhet pasi që është ndërtuar bajpasi dhe kanali është zbrazur nga uji. Punimet do të përfundojnë sa më shpejtë që është e mundshme, besoj që brenda dy tre javësh kanali do të jetë funksional. Nga kryeministri kemi marrë mbështetje për projektet tona të ardhshme”, theksoi ai.
Rruga Press