EditorialKryesore

Dëmi që i bëri Kosovës rrëzimi i ligjit për çmimet tavan

Nga Rruga Press

Që nga krizat e para të “Pandemisë “Covid 19”, pastaj me luftën në Ukrainë, krizat zinxhirore të inflacionit në RVM kanë goditur ekonomitë familjare dhe fuqinë blerëse.

Si të gjitha vendet edhe MV mori masat përkatëse për ringjalljen e ekonomisë, masa të cilat kanë pasur dhe nuk kanë pasur efektet e duhura dhe të pritura, varësisht nga pritshmëritë dhe perspektiva për të ardhmen. Por ky është një tjetër diskutim.

Ajo që bie në sy për politikën krahasimore në rajon, është se si qeveritë e majta (me në qendër LSDM) ashtu edhe qeveria aktuale e djathtë (me në qendër VMRO) i kanë qëndruar besnik një mase, që për PS në Shqipëri dhe opozitën në Kosovë quhen në mënyrë pezhorative si masa “komuniste”.

Që prej vitit 2020, vazhdimisht nga qeveria në konsultim me bizneset, vendosen çmimet tavan dhe marzhet e fitimit për produktet bazë të mbijetesës.

Kjo shportë e caktuar nga viti 2020, sot në fundvitin e vitit 2024 ka arritur në mbi 1000 artikuj.

Lexo më shumë  Iu refuzua kërkesa për vizitë në Preshevë, reagon Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit

Shumë palë janë ankuar se masat nuk janë respektuar si duhet nga marketet, apo se nuk ka pasur shumë masa ndëshkimore që t’i detyrojnë subjektet për të mos rritur çmimet.

E megjithatë perceptimi dhe fakti bile është se shumë qytetarë nga Shqipëria edhe nga Kosova bëjnë “pazar” në marketet e Maqedonisë së Veriut.

Sidomos nga vendet kufitare me Shqipërinë, nafta dhe produktet bazë janë kthyer në aktivitet kryesor i fundjavave për qytetarët shqiptarë.

E kjo vërehet në secilin zixhir marketesh dhe pika karburantesh nga Shkupi në Strugë.

Cila ishte lëvizja e fundit e qeverisë së RVM?

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi tha se “Shporta e Vitit të Ri”, masë e Qeverisë në bashkëpunim me biznesin, po jep rezultate. Ajo tha se numri i produkteve të përfshira në këtë masë ka arritur 1068, ndërkaq shton se këto produkte shiten me 10 për qind, ose më tepër lirim.

Janë të përfshira diku 1068 prodhime, të cilat kanë shënuar rritje nga fillimi i aksionit, filluam me 800 prodhime, tani kemi arritur në 1068 prodhime, gjithashtu është rritur edhe numri i prodhuesve dhe distrubutorëve të kyçur në këtë aksion, ishin 80 prodhues dhe distrubutor, tani janë 95 dhe janë të përfshira diku 42 zingjirë të maketeve dhe markete individuale”.
“Të gjitha prodhimet që janë të përfshira në këtë masë, që ndryshe njihet si Shporta e Vitit të Ri, janë të shënuara me logo të posaçme, në raftet e marketeve qëndron edhe çmimi i vjetër dhe çmimi me aksionin në fjalë”, tha Venera Azizi.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia

Pyetja që shtrohet është, përse kryeministri shqiptar , Edi Rama, e ka cilësuar këtë masë si të “një sistemi tjetër, kurse opozita në Kosovë e dërgoi ligjin e çmimeve tavan në gjykatën kushtetuese (e cila e hodhi poshtë të njëjtin ligj të shumicës parlamentare Vetëvendosje)?

Efektet e kësaj qasjeje i paguajnë qytetarët e Shqipërsië dhe Kosovës sot. Jo vetëm qytetarët por paradoksalisht edhe bizneset vendase ashtu sikur edhe buxhetet përkatëse të shtetit po dëmtohen pa ndonjë bujë të madhe.

YouTube player