Zelensky: Pse janë të rëndësishme për Ukrainën takimet me liderët evropianë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se takimet e tij me shefin e NATO-s, liderët evropianë dhe përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar në Bruksel janë një mundësi e mirë për të diskutuar garancitë e sigurisë për Ukrainën “për sot dhe për nesër”.
Sipas mediave të huaja, Presidenti ukrainas tha se ishte shumë e rëndësishme në udhëtimin e tij dy-ditor të takonte partnerët e Ukrainës dhe që ata të vinin në një pozicion të unifikuar se si të forconin Ukrainën ndërsa ajo lufton pushtimin rus.
Deklarata e Zelenskyt vjen pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se ai dëshiron ta vendosë Ukrainën në pozicionin më të fortë të mundshëm për çdo bisedim paqeje me Rusinë.
Në një intervistë më parë, Zelensky pranoi se forcat ukrainase nuk janë në gjendje të largojnë trupat ruse nga toka që ata kanë pushtuar në Krime dhe në lindje të vendit.
Ai tha se diplomacia ishte e vetmja mundësi e mbetur për të detyruar Moskën të tërhiqte ushtrinë e saj, por u zotua se Kievi nuk do ta njihte kurrë sundimin rus.
Rruga Press