Luan Krasniqi fton mërgatën e Kosovës që të regjistrohen dhe të votojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Një ndër boksierët më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave, Luan Krasniqi, ka ftuar të gjithë mërgatën e Kosovës që të regjistrohen dhe të votojnë.
Ai përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka ftuar qytetarët që jetojnë jashte Kosovës që të regjistrohen sepse afati është deri më 26 dhjetor.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkatdhetarë,Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës po afrohen.Përmes këtij video mesazhi i bëj thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës që të regjistrohen për të votuar jashtë Kosovës. Periudha e aplikimit është deri më 26 dhjetor 2024.Për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, janë dy mënyra:- përmes platformës elektronike diaspora.kqz-ks.org ose- përmes postës në kutinë postare të KQZ-së.Mos humbni kohë: REGJISTROHUNi.
Rruga Press