Orav: Synojmë t’i ofrojmë Kosovës anëtarësimin në BE sa më shpejt
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se për synim kanë ofrimin e Kosovës sa më shpejt drejt BE-së.
“Ishte e mirëpritur të bisedoja me Kryetarin e Komunës dhe gjithashtu me ekipin e tij, për të mësuar më shumë rreth Prishtinës, rreth problemeve, rreth sfidave dhe për të mësuar gjithashtu se si BE-ja dhe komuna mund të punojnë më ngushtë së bashku. Sepse synimi është ta afrojmë Kosovën më pranë Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe nuk është vetëm qeveria me të cilën po punojmë, por po punojmë edhe me të gjitha komunat. BE-ja është donatori më i madh këtu në Kosovë. Ka shumë projekte të BE-së që janë duke u zhvilluar. Ka shumë projekte edhe në plan dhe shpresoj shumë që të mund të vazhdojmë punën tonë në fusha si arsimi, shëndetësia, menaxhimi i mbeturinave, bashkëpunimi me të rinjtë, me ndihmën e BE-së”, ka thënë ai.
Rruga Press