Lajme

Protesta e ish-minatorëve në Shqipëri, kërkojnë Statusin dhe pensionet dinjitoze

Ish-minatorët zhvilluan sot një protestë para Kryesisë së Kuvendit, duke kërkuar miratimin e statusit të minatorit dhe pensione më të larta.

Protestuesit shprehen se nuk po trajtohen me dinjitet, pavarësisht rrezikut për jetën gjatë punës në galeritë e nëntokës.

Ish minatorët u mbodhën serish të hënën para kryesisë së kuvendit.

Lexo më shumë  KQZ: Dy milionë e 75 mijë e 868 qytetarë me të drejtë vote

Me pankarta në duar kërkojnë miratimin e statusit të minatorit dhe pensione më të larta.

Kërkesa këto që janë ngritur edhe në protestat e kaluara.

Thonë se nuk po trajtohen me dinjitet dhe pse kanë rrezikuar jetën për vite me radhë në galeritë e nëntokës.

Teksa kjo nuk është protesta e parë e tyre para institucioneve shqiptare, nuk do të jetë as e fundit, pasi siç thonë vetë ata: Nuk do të ndalen deri sa të marrin atë që meritojnë.

Lexo më shumë  Rusia ‘po merr atë që meriton’, thotë Ukraina – pas nisjes së kundërsulmit në rajonin kufitar Kursk

Rruga Press

YouTube player