KryesoreLajme

Bastisen shtëpitë e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit, gjenden 50 mijë franga

Mëngjesin e sotëm, policia ka bërë kontrolle në shtëpinën e ish zv. kryeministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grubi dhe tek ish-drejtori i Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami.

Burime nga MPB u thanë mediave vendase se bastisjet janë bërë për dyshime për krim në Lotarinë e Maqedonisë.

Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ku siç dihet deri më tani mësohet se ai ndodhet në Kosovë, ku pas njoftimeve të mediave, ai ka theksuar se është për vizitë private dhe do të këthehet përsëri në Maqedoninë e Veriut.

Lexo më shumë  Pse Giorgia Meloni e do Antonio Gramscin

Gjatë kontrollit në shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë në Maqedonisë, Përparim Bajrami, as ai nuk është gjetur në shtëpi. Për të dyshohet se ka ikur jashtë vendit disa muaj më parë, ndërsa familjarët kanë premtuar se do të kthehet përsëri.

Por siç njoftojnë burime nga MPB, në shtëpinë e ish-drejtorit Përparim Bajrami janë gjetur, 50 mijë franga zvicerane.

Lexo më shumë  Listës së barnave esenciale i shtohen dhe shtatë produkte të reja, Vitia: Këto arritje, falë buxhetit prej 70 milionë euro
YouTube player