Feraj shpjegon logjikën e opozitës: Duam të qeverisim, sepse nuk kemi logjikë!
Shkruan Hysamedin Feraj
Lamtumirë logjikë!
- Albini e përzuni Serbinë nga veriu i Kosovës, pra Albini është me Serbinë!
- Vuçiqi po kërkon Thaçin, Mustafën e Hotin, pra po mbështet Albinin!
- Izraeli njohu Kosovën, ndërsa Hoti e ç’njohu Veriun e saj, pra Hoti është diplomati më i mirë!
- Gjykata speciale është kundër UÇK-së, pra kush është kundër Gjykatës speciale është kundër Kosovës!
- Jemi ish-Lidhja e komunistëvë, pra përfaqësojmë të djathtën!
- Për 4 vite secili prej ministrave të qeverisë së Albinit ka punuar më shume se të gjithë tanët për 20 vite, pra duhet që ministritë t’i drejtojmë ne!
- Edhe ministrat e Albinit janë të korruptuar, por jo sa ne, prandaj ministra duhet duhet të jemi ne!
E të tjera.
Shkurt: duam të qeverisim, sepse nuk kemi logjikë!
Rruga Press