KryesoreLajme

Arrestohen dy ish-pjesëtarë të Policisë në Zubin-Potok, iu gjetën uniforma, armë e dokumente

Dy ish-pjesëtarë të  Policisë së Kosovës janë arrestuar në Zubin-Potok. 

Njëri prej tyre është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Në shtëpinë e tij janë gjetur pjesë të uniformës policore dhe një armë me leje të skaduar. 

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (ish pjesëtar i Policisë së Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar disa pjesë të uniformes së Policisë së Kosovës, si dhe një armë gjuetie me leje të skaduar me 50 copë fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexo më shumë  Dugolli: Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ushtria ishte dhe mbetet top prioritet

Ndërsa, ish-pjesëtari i dytë i PK-së  është arrestuar për përvetësim në detyrë. Atij i është gjetur po ashtu uniformë, si dhe dokumente. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (ish pjesëtar i Policisë Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e ti janë gjetur dhe konfiskuar: Një uniformë e, një folder me dokumente dhe një shtëpizë e kompjuterit”, njoftoi Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lexo më shumë  Intervista e 1999-s e kryeministrit të ri francez: “Intervenimi i NATO-s në Kosovë, vendim i duhur”

Rruga Press

YouTube player