KryesoreLajme

Kaja Kallas kritikon kancelarin Scholz

Pak ditë pas marrjes së drejtimit të politikës së jashtme në BE, estonja Kaja Kallas, kritikoi kancelarin gjerman, Olaf Scholz për kursin e tij politik në Ukrainë.

“Ukraina ka nevojë për më shumë armë me rreze të gjatë, më shumë municione, në mënyrë që të jetë e fortë kur të bëhet fjalë për negociatat. Sa më e fortë të jetë Ukraina ushtarakisht, aq më e fortë është ajo në tryezën e negociatave. Ky duhet të jetë fokusi ynë,” tha Kallas për gazetën gjermane, Süddeutsche Zeitung.  Deri më tani kancelari gjerman, Olaf Scholz ka refuzuar në mënyrë të përsëritur dërgimin e raketave me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë.

Lexo më shumë  Protesta është politike, problemi është se kemi harruar çfarë do të thotë politikë

“A doni që rregullat ndërkombëtare të zbatohen?”

Drejtuesja e BE për politikën e Jashtme, Kaja Kallas shprehu gjithashtu kritika edhe për refuzimin e kancelarit gjerman për të përmendur si objektiv një fitore të Ukrainës në luftën mbrojtëse kundër Rusisë.

“Nuk e kuptoj pse njerëzit kanë frikë t’i përdorin ato fjalë,” tha ajo. Bëhet fjalë për pyetje të thjeshta: “A doni që rregullat ndërkombëtare të zbatohen? Dëshironi një botë, në të cilën forca nuk triumfon mbi të drejtën? A janë parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të sanksionuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe a duhet të respektohen ato? “Nëse përgjigjeni po për të gjitha këto pyetje, atëherë ju duhet të dëshironi që Ukraina të fitojë.”

Lexo më shumë  EuroNatur: Në Zvërnec qeveria s'ka respektuar procedurat

Kallas pro Ukrainës në NATO

Kallas u shpreh në favor të pranimit të Ukrainës në NATO për të mbrojtur vendin nga Rusia. “Unë besoj se anëtarësimi në NATO është garancia e sigurisë që funksionon,” tha ajo. Ashtu si një numër i krerëve të tjerë të shteteve dhe qeverive në aleancë, Scholz është skeptik në lidhje me perspektivat për anëtarësimin e Ukrainës në NATO në të ardhmen e parashikueshme. DW

Rruga Press

YouTube player