Bota

Thunberg kritikon industrinë e modës për ndikimin në ndryshimet klimatike

Aktivistja suedeze për ndryshimet klimatike, Greta Thunberg, ka hedhur akuza ndaj industrisë së modës për “kontributin e madh” në ndikimin e ndryshimeve klimatike. Në një intervistë për revistën “Vogue”, Thunberg është shprehur se disa kompani për fushata reklamash kanë nxitur prodhimin masiv të veshjeve, gjë që dëmtojnë ambientin.

Duke folur për veshjet e saja, 18-vjeçarja ka thënë se rrobat e fundit i ka blerë tre vjet më parë.

Lexo më shumë  Hetimi paraprak konfirmon se një raketë ruse shkaktoi rrëzimin e Azerbaijan Airlines në Kazakistan

“Unë thjesht huazoj gjëra nga njerëz që njoh”, tha ajo.

Në anën tjetër, Kombet e Bashkuara kishin deklaruar se industria e modës “besohet gjerësisht se është industria e dytë më ndotëse në botë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *