BotaKryesore

Zelensky reagon ashpër ndaj Orbanit për bisedën telefonike me Putinin: Të gjithë shpresojmë që të paktën nuk do ta telefonojë Assadin në Moskë

Presidenti Volodymyr Zelensky ka kritikuar kryeministrin hungarez Viktor Orban, për bisedën e tij telefonike me liderin rus Vladimir Putin.

“Ne të gjithë shpresojmë që Viktor Orban të paktën të mos telefonojë Assadin në Moskë, për të dëgjuar gjithashtu leksionet e tij një orëshe”, ka shkruar në profilin e X.

Lexo më shumë  Kosova i kërkon Serbisë ekstradimin e kriminelëve dhe të dhënat për të zhdukurit

“Është absolutisht e qartë se arritja e paqes reale dhe sigurisë së garantuar kërkon vendosmërinë e Amerikës, unitetin e Evropës dhe angazhimin e palëkundur të të gjithë partnerëve ndaj Qëllimeve dhe Parimeve të Kartës së OKB-së”, shtoi presidenti ukrainas.

“Askush nuk duhet të rrisë imazhin personal në kurriz të unitetit; të gjithë duhet të fokusohen në suksesin e përbashkët. Uniteti në Evropë ka qenë gjithmonë çelësi për arritjen e tij. Nuk mund të ketë diskutime për luftën pa Ukrainën” tha për fund Zelensky.

Lexo më shumë  Bislimi takoi eurodeputetin Terras, kërkon trajtim serioz të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE

Ai falënderoi presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe shumë liderë evropianë me të cilët Ukraina po punon për të gjetur zgjidhje të drejta dhe të forta për paqen e vërtetë.

YouTube player