KryesoreLajme

Kryetari bashkë me anëtarë të nëndegës së LDK-së në Prishtinë, i bashkohen Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mirëpriten nga Kurti

Një grup i madh banorësh të lagjes Sofalia në Prishtinë, mbrëmë i janë bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në mesin e të aderuarve është Drin Mehmetaj i cili ishte  kryetar i nëndegës së LDK-së të lagjes Sofalia në Prishtinë, së bashku me të aderuan edhe dhjetëra anëtarë të LDK-së në këtë lagje. Ata tashmë kanë vendosur ta braktisin LDK-në për të ju bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i mirëpriti këta banorë të entuziazmuar në një takim mirëseardhës.

Lexo më shumë  Kurti tregon për sukseset në zbatimin e arsimit dual në shkollat profesionale

“Të nxitur nga dëshira për të ndihmuar në të ardhmen e Kryeqytetit dhe shtetit i janë bashkuar me entuziazëm Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë

Kjo frymë e bashkëpunimit, e rrënjosur në përkushtim, transparencë dhe përgjegjësi, forcon më tej qasjen tonë për një kryeqytet që u shërben qytetarëve, duke e mbrojtur Prishtinën nga kapja, korrupsioni dhe degradimi, e duke e udhëhequr drejt përmbushjes së zotimeve që sigurojnë mirëqenie dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Për këto motive ata të gjithë së bashku i ndanë  rrugët me subjektin politik që po e dëmton kryeqytetin, LDK-në” thuhet në njoftimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë.

Rruga Press

Rruga Press

YouTube player