KryesoreLajme

Durmishi i kundërpërgjigjet Abdixhikut : Lumir debutanti mos gënje, gjatë këtij mandati janë asfaltuar mbi 450 km rrugë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar ndaj fushatës të sponzorizuar nga kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku në të cilën propagandohet se gjatë qeverisë Kurti janë shtruar vetëm 2 km asfalt.

Në një postim të gjatë në rrjetin social, Durmishi ka prezantuar një pasqyrë të detajuar të projekteve të realizuara gjatë këtij mandati, duke i kundërshtuar kategorikisht akuzat e LDK-së dhe kreut të saj duke thënë se gjatë këtij mandati qeverisës janë shtruar mbi 450 km  rrugë ndërsa vetëm në veri të vendit qeveria ka shtruar mbi 65 km rrugë me asfalt dhe 100 km janë në proces.

Durmishi ka theksuar se Abdixhiku ka kaluar në një fushatë negative, duke shpifur dhe duke përhapur informacione të pavërteta. Sipas tij, projektet e paraqitura nga Abdixhiku si të tija janë në fakt projekte të nisura nga qeveritë e mëparshme, ndërsa suksese të mëdha janë arritur gjatë mandatit të qeverisë aktuale.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës dënon kërkesën e autoriteteve në Beograd, për anulimin e subvencioneve nga Kosova për bujqit e Luginës

“Debutanti Lumir Abdixhiku ka kaluar në një nivel tjetër të fushatës kundër vetes, me të vetmen armë, shpifjen. Përveç të gjitha të pavërtetave që i ka thënë fund e krye për rrugët, edhe pamjet me të cilat e ka shoqëruar videon janë vet projektet që janë nisur nga etërit e tij politik”

Zëvendësministri Durmishi ka renditur  disa nga arritjet më të rëndësishme të Ministrisë së Infrastrukturës gjatë këtij mandati:

“Brenda këtij mandati po përfundojmë dy rrugët e mëdha, Prishtinë-Podujevë dhe Prishtinë-Mitrovicë, të nisura jo vite, por më shumë se një dekadë më parë.

Brenda këtij mandati kemi paguar shumë borgje të trashëguara që mentaliteti i sojit të tij politik ja lanë vendit ku pa para të ndara niseshin projekte për fushatë. Gjetëm 347 milion euro kontrata të nënshkruara e buxhet vetëm 70 milion euro. Gjetëm borgje për shpronësime në vlerë 184 milion euro.

Brenda këtij mandati, e kemi nisur e po ecë mbarë rruga Prishtinë-Pejë, ku vetëm në një aks i kemi shpëtuar 150 milionë euro.

Na kanë vonuar shumë, por do t’ia dalim edhe në dy rrugë që pikërisht ai mentalitet i ka tërthuruar si mos më keq, rrugët Prishtinë-Gjilan dhe Dollc-Gjakovë”

Durmishi i ka kujtuar Abdixhikut edhe projektin që e kishte promovuar vetë ai në Istog duke thënë se edhe ai është investim i qeverisë ndërsa ka thënë se vetëm rrugën e shtëpisë së tij nuk mund ta shtrojë sepse është e kundërligjshme.

Lexo më shumë  Konjufca priti në një takim përfaqësuesit e Këshillit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social

“Veç në projektin që ti tentove ta vjedhësh si projekt duke e shitur si investim të LDK-së në Pejë e që ishte i ministrisë sonë janë 6 km asfalt.

Lumir Abdixhiku, ndoshta veç një rrugë nuk do të mund ta shtrojmë sepse është e kundërligjshme dhe kalon mbi pronën e shpinën e qytetarëve, ajo është rruga “Shahin Kolonja”, që ti dëshiron më forcë të pushtetit në Prishtinë të shkelesh mbi çdokënd vetëm që të bëhesh me rrugë”

YouTube player