Uncategorized

Kurti takon kryetaren e qytetit Johnston, thekson aleancën me SHBA-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e qytetit të Johnston në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Paula Dierenfeld.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, ata biseduan për miqësinë dhe marrëdhëniet e mira mes Iowa-s dhe Kosovës, gjersa trajtuan mundësitë për thellim të bashkëpunimit në fusha si agrikultura, arsimi, mbrojtja dhe sporti.

Lexo më shumë  "Janë përfshirë në korrupsion të madh"/ Izet Mexhiti i drejtohet Ali Ahmetit dhe Artan Grubit: Shqiptarët vdisnin burgjeve, ata punonin për shpëtimin e Mijallkovit

“Kryeministri Kurti e njoftoi për zhvillimin ekonomik e progresin demokratik të vendit në katër vitet e fundit, duke veçuar dhe investimet e avancimet në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes.Shtoi se Kosova është edhe shtëpi e organizimeve të rëndësishme sportive, gjersa po përgatitemi për mbajtjen e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe ndërkohë që në korrik të vitit të ardhshëm do mirëpresim Kampionatin Evropian në volejboll për grupmoshat U16 të vajzave së bashku me Shqipërinë”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, thuhet se kryeministri Kurti theksoi dhe bashkëpunimin, partneritetin e aleancën e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndër projektet e përbashkëta madhore është edhe programi Kompakt i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC, si investim në energjinë e ripërtërishme përmes baterive për ruajtjen e energjisë, në vlerën prej 236.7 milionë dollarësh.

YouTube player