Lajme

FSK dhe Garda e Iowa-s me plan të përbashkët për vitet 2025-2027

Në kuadër të partneritetit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)dhe Gardës Kombëtare të Iowa -s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një delegacion nga FSK  mori pjesë në Konferencën Planifikuese për koordinimin e trajnimeve dhe aktiviteteve për vitet 2025-2027, sipas linjave të përpjekjeve; Manovrës, Mbështetjes Logjistike, Personelit, Komunikimit dhe Kibernetikës, Mjekësisë si dhe Kanalit të Nënoficerëve dhe Zhvillimit të Liderëve.

Lexo më shumë  Si shërbenin institucionet fiktive serbe në Kosovë për të tërhequr para nga buxheti

Sipas njoftimit të FSK-së, konferenca është realizuar në Iowa të ShBA-së, bazuar në udhëzimet  dhe zotimet e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major Stephen Osborn.

“Bazuar në partneritetin që ka FSK me Gardën Kombëtare të Iowa-s, delegacioni nga FSK është udhëhequr nga  Shefi i G3/7 SHPFSK, kolonel Astrit Haliti dhe pjesëmarrje nga: G1SHP, G4SHP Rreshter Majori i FSK-se dhe KFT”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se gjatë këtij aktiviteti është rifreskuar plani i trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta për vitet 2025-2026 si dhe është përfshirë edhe viti 2027, në mbështetje të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit.

Rruga Press

YouTube player