Bota

Tanket izraelite vetëm 20 kilometra larg Damaskut

Duke cituar tre burime brenda organeve të sigurisë, Reuters raporton se tanket izraelite janë pozicionuar në afërsi të kryeqytetit sirian – Damask.

Këto burime thonë se inkursioni ushtarak ka arritur tashmë në Qatana, rreth 20 kilometra në jugperëndim të Damaskut, transmeton Telegrafi.

Qyteti Qatana gjendet në lindje të zonës së demilitarizuar, që ndanë Golanin e pushtuar nga Izraeli nga pjesa tjetër e Sirisë.

Lexo më shumë  Biden publikon foton e fundit si president i SHBA-së: Edhe një foto të fundit, të duam Amerikë

Në anën tjetër, IDF-ja izraelite ka mohuar këto pretendime për Sky News. Ndryshe ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore nëpër Siri – duke shënjestruar bazat ushtarake.

Aeroplanët e tyre bombarduan shumë helikopterë dhe aeroplanë, që gjendeshin në tre baza ushtarake në pjesë të ndryshme të Sirisë.

Rruga Press

YouTube player