Lajme

Kurti: Krenar që Kosova do t`i organizojë Lojërat Mesdhetare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur krenarinë për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2023”, duke e cilësuar këtë si projektin më të madh sportiv që Kosova ka ndërmarrë ndonjëherë.

Ai ka folur në një ceremoni të mbajtur për të shënuar dhjetëvjetorin e anëtarësimit të Kosovës Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

“Kjo ngjarje historike reflekton përkushtimin tonë për të avancuar sportin dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar”, ka theksuar Kurti.

Lexo më shumë  Ina Zhupa: Policia goditi gazetarët me paramendim, alarmi i 'Reporterëve pa Kufij' u vërtetua

I pari i ekzekutivit kosovar ka vlerësuar arritjet e jashtëzakonshme të sportit kosovar gjatë një dekade si anëtar i KOK. “Këto rezultate përfaqësojnë fuqinë e një shteti të vogël që e sfidon botën përmes punës, disiplinës dhe përkushtimit. Pra, sporti i Kosovës është simbol i vullnetit të pathyeshëm dhe shpirtit të një populli, i cili me dinjitet dhe guxim vazhdon të shkruajë histori në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton në Gjermani, merr pjesë në konferencën “Future Industry Minds 2026”

I pari i qeverisë ka vlerësuar lart trajnerin Driton Kuka dhe ekipin e xhudos së Kosovës, duke veçuar kampionen olimpike Majlinda Kelmendi.

Rruga Press

YouTube player