Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku për BDI-në: Nuk e duan gjuhën, e duan pushtetin me çdo kusht
Në kuadër të diskutimit që po bëhet në Maqedoninë e Veriut në lidhje me statusin e gjuhës Shqipe ka reaguar edhe deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku.
Në prononcimin e tij, deputeti Qoku duke folur për partinë që deri para disa muajsh ishte në pushtet, Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, tha se nuk u besohet kurrë hajdutëve, politikanëve të korruptuar, që i kanë duart gjak dhe lot nga vuajtjet e votuesve dhe popullit të tyre. Ai shtoi se atyre nuk u intereson as për gjuhë, as për flamur e as për vatan.
“Si mund t’u besosh po të njëjtëve politikanë që për 22 vjet në pushtet nuk ndërtuan asnjë kilometër të vetme autorrugë, nuk ndërtuan asnjë spital, asnjë teatër, asnjë stadium apo terren sport? Zero investime kapitale” tha Qoku.
Më tej ai u shpreh se “nëse doni të shihni tamam punën dhe rezultatet e tyre, shikoni sot shtëpitë e tyre, makinat e tyre, shikoni ku i kanë fëmijët në shkollë, dhe nga ana tjtër shikoni spitalet publike, shkollat publike, rrugët, etj. Pyetni një pacient apo familjarë të pacientit si ndjehet. Pyetni familjarët e viktimave të rrugëve të këqija të rrënuara për shkak se paret e investimeve i kanë vjedhur”.
Deklarimi i plotë i deputetit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Bekim Qoku:
Nuk e duan gjuhën, e duan pushtetin me çdo kusht.
Nuk u besohet kurrë hajdutëve, politikanëve të korruptuar, që i kanë duart gjak dhe lot nga vuajtjet e votuesve dhe popullit të tyre. Ata nuk mund ta kenë kurrë nijetin e mirë. As për gjuhë, as për flamur as për vatan.
E si mund t’u besosh po të njëjtëve politikanë që për 22 vjet në pushtet nuk ndërtuan asnjë kilometër të vetme autorrugë.
Nuk ndërtuan asnjë spital, asnjë teatër, asnjë stadium apo terren sporti. Zero investime kapitale.
Nëse doni të shihni tamam punën dhe rezultatet e tyre, shikoni sot shtëpitë e tyre, makinat e tyre, shikoni ku i kanë fëmijët në shkollë, dhe nga ana tjtër shikoni spitalet publike, shkollat publike, rrugët, etj. Pyetni një pacient apo familjarë të pacientit si ndjehet. Pyetni familjarët e viktimave të rrugëve të këqija të rrënuara për shkak se paret e investimeve i kanë vjedhur.
Rruga Press