Lajme

Në takimin me Konjufcën, raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras vlerëson përkushtimin për drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit

Raportuesi i ri për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras në takim me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin terrorist të 29 nëntorit në infrastrukturën kritike të Kosovës, në kanalin e Ibër-Lepencit. Ndërkaq Konjufca ka theksuar se kërcënimet e vazhdueshme të ardhura nga Serbia përbëjnë një sfidë të madhe të sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Kjo u bë e ditur nga Kuvendi i Republikës që njoftoi për takimin e dyshes, Konjufca-Terras.

Në këtë takim ku diskutua rreth aspiratave të Kosovës për integrim, Konjufca e Terras, u pajtuan se ky interes i përbashkët i një Evrope sa më të fuqishme, unitare e të bashkuar dhe që garantohet nga fondamenti vleror, është një pikëmbërritje që kërkon kontribut dhe angazhim të gjithanshëm e nga të gjitha palët. “Mbetet domosdoshmëri, sidomos në situatën ku na vendosë kërcënimi që vjen nga pushtimi rus në Ukrainë dhe nga influencat e Rusisë në kontinentin tonë”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Raporti i 19 janarit të vitit 1993: Plani për izolim total të Serbisë

Kryekuvendari Konjufca ka siguruar raportuesin Riho Terras se institucionet kosovare, përfshirë edhe Kuvendin do të vazhdojnë punën në adresimin dhe avancimin e çështjeve që kërkon rruga e integrimeve evropiane.

Por, ka theksuar se kërcënimet e vazhdueshme të ardhura nga Serbia përbëjnë një sfidë të madhe të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Ndërkaq, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras shprehu angazhimin dhe gatishmërinë e tij të plotë për të asistuar Republikën e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë  Dhurata e qeverisë/ Thesari u pagoi peshkaqenëve të buxhetit miliarda lekë paradhënie për punë të pakryera

Terras ka vlerësuar përparimin e deritanishëm që ka bërë Kosova, përfshirë edhe përkushtimin ndaj drejtësisë dhe arritjet në luftën kundër korrupsionit.

Terras ka dënuar sulmin në infrastrukturën kritike të Kosovës në kanalin e Ibër-Lepencit, duke thënë se kriminelët duhet të japin llogari përpara drejtësisë.

Rruga Press

YouTube player