KryesoreLajme

Terras dënon sulmin në veri: Kriminelët të dalin para drejtësisë

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras dënoi sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në veri, derisa theksoi se të gjithë kriminelët duhet të dalin para drejtësisë.

Anëtari i Parlamentit Evropian, në konferencën për media të hënën në Prishtinë, tha se Kosova ka bërë përparim në disa prej reformave të nisura.

Lexo më shumë  VV-ja dërgon në Kushtetuese dekretin kontrovers të Osmanit për shpërndarje të Kuvendit

Ai paralajmëroi se gjatë qëndrimit në Kosovë do të vizitojë edhe veriun e vendit.

Mbrëmjen e 29 nëntorit ka ndodhur një shpërthim në fshatin Varagë të komunës së Zubin-Potokut, në pjesën veriore të Kosovës.

Shpërthimi ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se sulmi është kriminal e terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Beogradi.

Lexo më shumë  Sulm kibernetik në sistemin e IT në Kuvendin e Shqipërisë, e-mailet publikohen nga Homeland Justice

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sulmi ka pasur synim dëmtimin e infrastrukturës “mbase edhe më të rëndësishmen që kemi”.

Prej Ibër-Lepencit furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të Kosovës, gjithashtu Koorportata Energjetike e Kosovës./KP

YouTube player