KryesoreLajme

Bislimi takon kongresistin William Keating, flasin për sulmin në Ibër-Lepenc

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim, Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u mirëprit nga kongresisti amerikan, William Keating.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, fillimisht, zëvendëskryeministri e falënderoi kongresmenin për përkrahjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës.

Bislimi veçoi mbështetjen lidhur me projektin e MCC-së, Programi Kompakt 236.7 milionë dollarësh në bashkëpunim me SHBA-në.

Lexo më shumë  Nuk ka më as punë online, Shqipëria me rënien më të madhe të numrit të punëtorëve “freelance”

“Në vijim, biseduan rreth progresit demokratik dhe rritjes ekonomike që ka njohur vendi në katër vitet e fundit, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi indikatorët pozitivë makroekonomikë të vendit dhe perspektivën për rritje të qëndrueshme ekonomike”, vijon njoftimi.

Zëvendëskryeministri e informoi kongresmenin lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë dhe aktin terrorist dhe sulmin kinetik ndaj kanalit të ”Ibër Lepencit”, si sulmin e dytë në shkallë të madhe ndaj sigurisë kombëtare, pas sulmit paramilitar më 24 shtator 2023 në Banjskë.

Lexo më shumë  Ina Zhupa: Policia goditi gazetarët me paramendim, alarmi i 'Reporterëve pa Kufij' u vërtetua

Gjithashtu, trajtuan dhe zhvillimet në lidhje me procesin e dialogut.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi kongresmenin Keating për bisedën dhe takimin, duke theksuar thellimin e bashkëpunimit, marrëdhënieve dhe partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rruga Press

YouTube player