KryesoreLajme

Kontrollet në banesën e Veliajt, SPAK: Janë veprime hetimore

Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se është hapur procedura penale për hetimin pasuror të kryebashkiakut Erion Veliaj. Me anë të një njoftimi për mediat, SPAK njofton se kontrollet e sotme janë veprime hetimore. Po ashtu SPAK bën me dije se hetimi ndodhet në fazat paraprake dhe se nuk mund të publikojnë më shumë të dhëna në këtë moment.

Lexo më shumë  298 bagëti me brucelozë në Shqipëri. Mbahen “sekret” emrat e fabrikave të sallamit ku shkoi mishi. Zv. Ministri akuzon median

Njoftimi i SPAK:

Përshëndetje, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment. Faleminderit për mirëkuptimin.

Kryebashkiaku po hetohet për disa çështje të nxehta si ajo e Inceneratorit të Tiranës apo dosjes “5D”. Në ngarkim të kësaj të fundit ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Taulant Tushe, Redi Molla dhe Mariglen Qato ndodhen në burg. Më herët SPAK ka nisur një hetim pasuror për Veliajn dhe familjarët e tij.

YouTube player