Kun Aguero me paterica, do të qëndrojë 10 javë jashtë fushave…
Ndonëse u transferua me bujë në “Camp Nou”, ende pa nisur, Sergio Aguero duhet të presë për të luajtur me Barcelonën. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, ai ka pësuar një dëmtim, që pritet ta lërë për ca kohë jashtë fushave.
Duke iu referuar këtyre burimeve, Aguero vuan nga lëndimi në pjesën e tendinës së këmbës së tij të djathtë dhe për këtë ai mungoi si në lamtumirën e Messit, ashtu edhe ndeshjen miqësore për trofeun ‘Gamper’.
Ish-sulmuesi i Manchester Siti nuk mund ta mbështesë këmbën në tokë dhe për të ecur i duhet ndihma e patericave. Kjo situatë pritet të zgjasë për 2-3 javë, në varësi të shkallës së dëmtimit, por në kampin katalan besojnë, se në nëntor, Kun Aguero pritet të vihet sërish nën urdhërat e trajnerit Koeman.
Rruga Press