KryesoreLajme

“I qëndroni gatitu Radoiçiqit dhe luftoni Republikën e Kosovës” – Konjufca i ashpër me deputetët e Listës Serbe, u kërkon të largohen nga Kuvendi

​Pasi deputetët e Listës Serbe kanë ardhur sot që të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, kryeparlamentari, Glauk Konjufca i revoltuar ndërpreu seancën.

Konjufca iu drejtua deputetëve të Listës duke iu thënë që të kenë turp që kanë ardhur sot në seancë pasi siç tha ai “E luftoni Republikën e Kosovës e sot vini këtu që të merrni pjesë në seancë, turp të keni”.

Lexo më shumë  Turizmi në Kosovë vazhdon rritjen, mbi 46 mijë vizitorë në mars 2026

“E luftoni Republikën e Kosovës, e i rrini gatitun shefit të juaj kriminel Radoiçiqit dhe kini guxim me ardh në Kuvendin e Kosovës, turp të keni. Ndërpritet seanca kërkoj me liru Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Ndërkaq, edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë bllokuar pjesëmarrjen e deputetëve të Listës serbe në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e LVV-së i janë drejtuar Listës serbe duke iu thënë se udhëheqësit tuaj janë kriminel dhe se kanë ardhur që të marrin pjesë vetëm për t’i siguruar mëditjet.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton në Gjermani, merr pjesë në konferencën “Future Industry Minds 2026”
YouTube player