KryesoreLajme

Koreja e Jugut shpall gjendje të jashtëzakonshme ushtarake

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme ushtarake.

Në një fjalim televiziv të paparalajmëruar natën vonë me kohën lokale, ai ka thënë se vendimi është marrë për të hequr forcat pro-Koresë së Veriut nga vendi, dhe për të mbrojtur rendin kushtetues liberal.

Ai ka shtuar se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i drejtohej ligjit ushtarak, por nuk ka bërë të ditur se cilat masa specifike do të merren.

Lexo më shumë  Sërish armë e municion në veri, Sveçla: U gjetën edhe uniforma ushtarake të SHBA-së e Britanisë

Agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap ka raportuar se lideri i Partisë Demokratike e cila është pjesë e opozitës së Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, ka thënë se shpallja e ligjit ushtarak është jokushtetuese.

Yonhap ka raportuar gjithashtu se Han Dong-hoon, kreu i Partisë së Pushtetit Popullor në pushtet, anëtar i së cilës është presidenti Yoon Suk Yeol, është zotuar gjithashtu të bllokojë deklaratën, duke e përshkruar atë si “të gabuar”.

Lexo më shumë  Nagavci njofton hapjen e thirrjes për mësimdhënësit që duan të marrin Licencën e avancuar

Ligji ushtarak është një rregull i përkohshëm nga autoritetet ushtarake në kohë emergjente, kur autoritetet civile konsiderohen të paafta për të funksionuar.

Zbatimi i ligjit ushtarak mund të ketë ndikime të tjera ligjore, të tilla si pezullimi i të drejtave civile dhe zgjerimi i ligjit ushtarak.

YouTube player