Varianti Delta/ Greqia rikthen masat për udhëtarët shqiptarë, Ministria e Jashtme sqaron procedurën
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije pak më parë, përmes një postimi në Facebook, të gjitha kushtet që duhen plotësuar nga të gjitha udhëtarët që shkojnë drejt Greqisë. Përveç kushteve të mëparshme, si PLF apo test PCR dhe test COVID autoritetet greke kanë bërë me dije se të gjithë ata që shkojnë drejt shtetit helen do t’i nënshtrohen edhe një rapid test në kufi.
NJOFTIMI NGA MINISTRIA E JASHTME:
Ministria për Evropën dhe e Jashtme, njofton se në bazë të VKM-së së fundit miratuar nga qeveria greke, nr. 49351, datë 04.08.2021, publikuar më 05.08.2021, të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt Greqisë, përfshirë dhe ata shqiptarë, i nënshtrohen testimit labratorik me metodën PCR ose testit të shpejtë (rapid).
𝗦𝗶 𝗺𝗲̈ 𝗽𝗼𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗲𝗻𝗶 𝗶𝗻𝗳𝗼𝗿𝗺𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲̈:
– Formularin PLF;
– Certifikatë vaksinimi, test PCR (të bërë 72 orë para mbërritjes së tyre në Greqi) ose rapid (të bërë brenda 48 orëve para mbërritjes së tyre në Greqi) ose– Certifikatë të diagnozës pozitive e vlefshme për 1 deri në 6 muaj.
𝗣𝗲̈𝗿 𝗳𝗲̈𝗺𝗶𝗷𝗲̈𝘁 𝗺𝗯𝗶 𝟭𝟮 𝘃𝗷𝗲𝗰̧ 𝗱𝗼 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗲𝘁𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈𝗷𝘁𝗮𝘁 𝗸𝗿𝗶𝘁𝗲𝗿𝗲 𝗵𝘆𝗿𝗲̈𝘀𝗲 𝘀𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗿𝗶𝘁𝘂𝗿𝗶𝘁.
Formulari i domosdoshëm, duhet plotësuar nga të gjithë në rast udhëtimi drejt Greqisë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.
Linkun e regjistrimit të formularit 𝗣𝗟𝗙 e gjeni në adresën: http://www.travel.gov.gr/
Në Pikat Kufitare Doganore të Kapshticës, Kakavijës dhe Qafë Botës nuk ka limit për numrin e personave që kalojnë kufirin. Këto pika funksionojnë 𝟮𝟰 𝗼𝗿𝗲̈ për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.
Nga data 𝟭𝟯 𝗸𝗼𝗿𝗿𝗶𝗸 𝟮𝟬𝟮𝟭, është hapur dhe Pika Kufitare e Tre Urave (Merxhani), pa limit kuotash ditore dhe me orar lëvizjeje 𝟬𝟴:𝟬𝟬-𝟮𝟬:𝟬𝟬.
Më shumë informacion në lidhje me mënyrat e përshtatshme dhe mjetet e transportit dhe lejet e lëvizjes brenda Greqisë janë në dispozicion në: https://forma.gov.gr/
Çdo informacion në vazhdimësi për udhëtarët mund ta gjeni në faqen e Ministrisë greke të Turizmit: https://mintour.gov.gr/en/covid19-en/
Të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht nga kombësia dhe mënyra e hyrjes në territorin grek, i nënshtrohen testimit laboratorik me metodën PCR ose testit të shpejtë (rapid) bazuar në algoritmin shëndetësor dhe janë të detyruar gjatë qëndrimit të tyre në Greqi të respektojnë masat e jashtëzakonshme për kufizimin e përhapjes së virusit COVID-19, sipas vendimit të përbashkët ministror sipas të dhënave Δ1α/ΓΠ.οικ.48487/30.7.2021 (Β’ 3481).
Ekzaminimet kryhen nga Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, të cilët janë përgjegjës për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore.
Rruga Press