FOTO/ Sulmi mbi Komunën e Zveçanit, dalin pamjet e dëmeve të shkaktuara
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në objektin e kësaj komune.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka publikuar edhe fotografi nga dëmet materiale që janë shkaktuar si pasojë e sulmit me granatë dore atje.
“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, disa individë të paidentifikuar kanë kryer një sulm ndaj objektit të Komunës së Zveçanit me granata dore.
Lexo më shumë Një natë në hotel luksi me Edi Ramën (Ose si të na pëlqejë kur të na q*jnë të pasurit)
Ky akt i dhunshëm ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar”.
“Si Kryetar i Komunës, unë e dënoj fuqishëm këtë akt të papranueshëm të dhunës dhe terrorit ku para dy dite ka ndodhur i njëjti sulm në stacionin policor të Komunës së Zveçanit”, tha ai.



Rruga Press

