KryesoreLajme

Sulmohet me granatë dore ndërtesa e komunës së Zveçanit

Pak para mesnate se mbrëmshme është sulmuar ndërtesa e komunës së Zveçanit me granatë dore. Rastin e konfirmoi zëvendrejtori i policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani. Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar. Ndërkohë është dëmtuar ndërtesa e komunës si dhe katër vetura të parkuara.

“Mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që ne dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit M-75. E njëjta ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e komunës së Zveçanit. Po ashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër”, tha Elshani.

Lexo më shumë  Hyn në fuqi Ligji për Byronë për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme

Ai tha se policia po punon në drejtim të zbardhjen e rastit.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Shqipëria zbarkon në Tiranë/ 168 ditë revoltë! Studentët, qytetarët dhe Diaspora sot protestë kombëtare, kërkohet dorëheqja e panegociueshme e Ramës