KryesoreSport

Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

FIFA ka përditësuar renditjen e kombëtareve më të mira, teksa Kosova ka bërë arritjen historike duke u ngjitur në vendin e 99-të. Ky pozicion është më i larti për Kosovën që nga pranimi në UEFA e FIFA.

Në ndeshjet e nëntorit, “dardanët” mposhtën Lituaninë ndërsa me Rumaninë humbën me rezultat zyrtar. Ngjitjen në Ligën B, Kosova do ta kërkojë në “play off-in” kundër Islandës, ku do të luajë më 20 dhe 23 mars.

Lexo më shumë  Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë

Shqipëria ndërkohë nuk ka lëvizur nga vendi i 65-të pas barazimit me Çekinë dhe humbjes ndaj Ukrainës.

Argjentina është në vendin e parë dhe ndiqet nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia dhe Gjermania.

YouTube player