“28 Nëntori na bashkon”, Kurti uron nga Vlora
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar 28 nëntorin, nga Vlora, vendi ku 112 vjet më parë u shpall pavarësia e Shqipërisë.
Ai ka thënë se sot kjo ditë festohet “me shumë herë më pak vuajtje sesa në të kaluarën”.
“E kemi më të lehtë sot të bëhemi bashkë, e të jemi bashkë. Sepse duhet të qëndrojmë bashkë. Për sa më shumë zhvillim e demokraci, mirëqenie e prosperitet për qytetarët tanë në Kosovë e në Shqipëri”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti ka marrë pjesë në shënimin e festës së pavarësisë të organizuar nga institucionet e Shqipërisë.
Ai ka ndarë fotografi ku shihet bashkë me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali
“112 vjet më parë, në Vlorë shqiptarët u bënë bashkë. Idealet, parimet dhe synimi për arritjen e pavarësisë së Shqipërisë, ishin ç’ka bashkuan mendimtarë e veprimtarë patriotë të kombit më 28 Nëntor 1912. Na lanë një trashëgimi historike e detyrë kombëtare, që atdheun ta duam, ta mbrojmë, ta përparojmë”, ka shkruar Kurti.
Rruga Press