KryesoreLajme

Stërnipi i Ismail Qemalit urim të veçantë për Ditën e Pavarësisë

Stërnipi i Ismail Qemalit, Nedim Vlora, mori pjesë këtë 28 nëntor në festimet që po mbahen në qytetin e Vlorës për Ditën e Pavarësisë.

Në një intervistë të dhënë për Euronews Albania, stërnipi i Ismail Qemalit uroi të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit. Ai theksoi se, edhe pse ka jetuar të gjithë jetën e tij në Itali, ndihet shqiptar dhe është krenar për këtë fakt.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Nedim Vlora shtoi se, gjatë periudhës së komunizmit, kur familja e tij nuk kishte mundësi të vinte në Shqipëri, Dita e Flamurit festohej gjithmonë në ambientet e shtëpisë së tyre në Itali. Ai shprehu urimin që shqiptarët të integrohen sa më shpejt në Bashkimin Evropian.

“Këtë festë e kemi festuar gjithmonë, por në shtëpi, pasi nuk mundnim të vinim në Shqipëri, pasi Shqipëria ishte e mbyllur. Në banesën tonë festohej dhe mbyllej gjithmonë me një gotë raki. Ju thashë se më në fund Shqipëria është e lirë dhe demokratike. I uroj të gjithë shqiptarëve një jetë sa më të lumtur. Ju uroj të gjithëve një të ardhme në Evropë,” tha ai.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Babai i Nedim Vlorës është Ismail Qemal Galip Aleksandër, djali i Mahmut Nedimit, i cili është djali i parë i Ismail Qemalit.

Rruga Press

YouTube player