KryesoreLajme

Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia…

Kryeministri Albin Kurti tek ka uruar ushtarët e Kosovës për Ditën e Forcës, ka lavdëruar progresin e arritur nga Forca e Sigurisë.

Sipas tij, ka dyfishim të numrit të ushtarëve në raport me vitet e shkuara, trefishim të buxhetit e shumëfishim të pajisjeve.

“Gëzuar Dita e Forcës të gjithë oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve, ministrit, komandantit. Ne urojmë qytetarët e Republikës, sepse ushtria është e tyre dhe për ta. Nëse e krahasojmë me vitet paraprake, kemi dyfishim të shtimit të ushtarëve, trefishim të buxhetit, katërfishimit të trajnimeve dhe shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia. Shumica prej tyre janë nga buxheti i Kosovës e tjerat nga donacionet”, ka thënë ai gjatë vizitës në Kazermën “Adem Jashari”.

Lexo më shumë  Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

Kurti ka njoftuar edhe aty për themelimin e komisionit ndërministror që ka për detyrë negocimin për fabrikën e monicionit dhe laboratorin për dizajnimin e flutarakeve pa pilotë.

YouTube player