Ballina

Izraeli godet Bejrutin disa minuta pas njoftimit të Bidenit për armëpushim

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin e Libanit pas njoftimit të presidentit amerikan, Joe Biden, për arritjen e marrëveshjen së armëpushimit atje.

Biden ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut do të hyjë në fuqi në orën 4 të mëngjesit, të mërkurën.

“Dhe përgjatë 60 ditëve të ardhshme Izraeli gradualisht do t’i tërheqë forcat e tij”, ka deklaruar ai nga Shtëpia e Bardhë.

Jo shumë pas njoftimit, sulmet ajrore janë dëgjuar në Bejrut. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka publikuar imazhe të hartës duke treguar ndërtesa në jug të Bejrutit dhe ka paralajmëruar banorët që të largohen nga zonat përreth.

Ndërkohë, edhe Hezbollahu ka thënë se ka shënjestruar trupat izraelite në veri të Izraelit pas lajmit për armëpushim.

Hezbollahu ka thënë se ka sulmuar forcat izraelite që ishin mbledhur përreth kufirit në Shtula dhe Kiryat Shmona.

Rruga Press

YouTube player