Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja në një konferencë për media sot ka dhënë detaje të shumta për kontrat njëburimore të dhëna përgjatë viteve nga institucionet e Kosovës.
Muja iu është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës për kontratat njëburimore të nënshkruara nga instituconet e Kosovës duke thënë se këto kontrata janë të ligjshme ndërkohë që opozita po propagandon kinse ato janë sekrete. Gjatë konferencës muja ka thënë se shumica e këtyre kontratave janë të nënshkruara nga pushteti lokal e ku shumicen e komunave i udhëheqin partitë opozitare.
Deputeti I VV-së ka kritikuar deputeten e LDK-së Hykmete Bajramin duke thënë se ajo është duke I prirë kësaj fushate ndërkohë që gjatë kohës sa ishte ministre nën mandatin e saj janë nënshkruar kontrata të tilla madje në vlera shumë më të mëdha.
“Zonja Bajrami sa ka qenë ministre e Tregtisë nën autoritetin e saj apo nga bashkëpuntorët e saj janë nënshkruar 15 kontrata njëburimore të gjitha janë me numra dhe me vlera 5 kontrata njëburimore I ka nënshkruar edhe si minister e arsimit”
Muja ka shtuar se madje në kohën sa ishtë ministre e tregtisë Hykmete Bajrami janë avulluar 2500 tonë grurë të rezervave shtetërore në vlerë prej 529 mijë euro e ku për këtë Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj kompanisë Universal Food.
“Ajo çfarë më bëri përshtypje në bazë të të dhënave që kemi pranuar nga KRPP-ja është një kontratë që quhet shërbimet e deponimit të rezervës shtetërore e nënshkruar nga Universal Food në dhjetor të vitit 2016 më vonë ndaj këtij operatori Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë pikërisht ndaj këtij operatori pikërisht për faktin që rezervat shtetërore të grurit janë avulluar si pasojë e kësaj kontrate që është nënshkruar gjatë kohës sa ka qenë minister Hykmete Bajrami.
Pronari i Universal Food është dënuar me një vjet burg për shkak se ka avulluar 2500 tonë grurë dhe këto lajme I keni pikërisht nga mediat tek Betimi për Drejtësi po ju lexoj një paragraf:
“Në aktakuzën e prokurorisë Speciale thuhet se me Në aktakuzën e PSRK-së thuhet se më 1 mars 2016, me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) si autoritet kontraktues, në cilësinë e operatorit ekonomik (OE) kishte lidhur kontratën për “Shërbimet e deponimit të grurit si rezervë shtetërore”.
Tutje thuhet se përderisa MTI duke vepruar sipas kontratës, sasinë prej 4,673.8 ton e kishte deponuar tek operatori ekonomik i cekur, me rastin e përfundimit të kontratës, përkatësisht pranim-dorëzimit të grurit më 24 prill 2019, përkundër obligimit për dorëzim të sasisë së deponuar, te MTI kishte dorëzuar vetëm sasinë prej 2,153.890. Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Aksoy pa autorizim kishte disponuar sasinë prej 2,519.910 ton grurë, me këtë rast, buxhetit të Republikës së Kosovës i kishte shkaktuar dëm prej 529 mijë e 181 euro e 10 centë.
Pra përpos këtij 2 milionëshit në kohën e Hykmete Bajramit qenkan avulluar edhe 500 mijë euro këtë se paskam ditur madje duke e pa që këtë qështje më së shumti e ka ngritur deputetja Hykmete Bajrami duke etiketuar të tjerët” ka thënë Muja.
Rruga Press