KryesoreLajme

SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

SPAK i ka dhënë një goditje të fortë njërës prej bandave më të rrezikshme në qytetin e Elbasanit, por që operonte dhe në tregjet ndërkombëtare të drogës. Behet fjalë për bandën që drejtohej nga Suel Çela, i njohur ndryshe dhe me emrin Marjus Lulaj.

Ne foto Suel Çela, a.k.a Marsel Lulaj

Në prangat e megaoperacionit të SPAK kanë rënë vëllezërit, Marsel dhe Xhino Roka, të cilët kishin poste të rëndësishme në hierarkinë e bandës së Suel Çelës. Burime nga SPAK bëjnë me dije se Xhino dhe Marsel Roka janë vëllezërit e Adelajda Rokës, e cila u emëruar në krye të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, rreth një vite më parë.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Kjo është një ndër agjencinë më të rëndësishme të institucioneve shtetërore dhe është përgjegjëse për dhënien e lejeve të ndërtimit në territorin e Shqipërisë.

Në njoftimin e SPAK thuhet se: “Shtetasi Marsel Lulaj (alias Suel Çela.) është identifikuar si drejtuesi i organizatës, përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe si;  Mario Çela. Fuad Verzivolli, Bujar Shega, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Xhino Roka.etj ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve”.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
YouTube player