Lajme

Zjarret në Kukës/ Flakët përhapen në drejtim të fshatrave! Vatrat aktive në Qafën e Kumbullës e Majën e Rrunës

Komisioni i Mbrojtjes Civile, Prefektura Kukës ka bërë mëngjesin e së hënës të ditur situatën aktuale të zjarrit në Majën e Rrunës.

Komisioni i Mbrojtjes Civile, Prefektura Kukës ka bërë mëngjesin e së sotëm të ditur situatën aktuale të zjarrit në Majën e Rrunës.

-Vatra në vendin e quajtur Laku i Thive është aktive.

Lexo më shumë  Emërimi i Rutte-s shef i NATO-s, Konjufca: Presim bashkëpunim të frytshëm

-Sipër Tunelit të Kalimashit, me gjithë punën e bërë, njoftohet se nuk është bërë i mundur izolimi dhe futja nën kontroll e flakëve.

-Zjarri në Qafën e Kumbullës po shkon në drejtim të fshatit Trull, në Surroj ndërsa zjarri i Majës së Rrunës, po shkon në drejtim të fshatit Shemri.

Sot janë angazhuar 12 forca zjarrfikëse, 5 punonjës të pyjores dhe 20 forca nga komuniteti. Po ashtu në ndihmë kanë ardhur 18 forca ushtarake të DMR-së Kukës dhe një mjet zjarrfikës si dhe forca të emergjencës civile të Bashkisë Kukës dhe Shërbimit Zjarrfikës të kësaj bashkie. Pritet edhe ardhja e helikopterit.

Lexo më shumë  "Skemë e ngritur nga Rama" Alimehmeti: Ekipi i Onkologjikut me qëllim e ka lënë pajisjen të prishur që pacientët të shkojnë te privatët

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *