KryesoreLajme

Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar dhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mirëpriti në takim arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjaković.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjersa të hënën ishin bashkë prezent në ceremoninë solemne me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, sot diskutuan mbi trashëgiminë dhe rëndësinë e Bibliotekës.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

“Në takim u trajtua dhe nevoja e rëndësia për renovimin e Bibliotekës dhe hartimit të projektit arkitektonik, proces në të cilin ka qenë i përfshirë dhe është konsultuar edhe arkitekti e akademiku kroat, si ideues i këtij objekti”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim Kurti foli dhe rreth investimeve dhe vëmendjes që qeveria ia ka kushtuar jo vetëm në ruajtjen e trashëgimisë dhe memories kolektive që zotëron biblioteka, por edhe digjitalizimit të kësaj trashëgimie.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Mutnjaković për kontributin e tij si dhe prezencën në Kosovë me rastin e shënimit të 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare.

YouTube player