Lajme

Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Një tërmet prej 6.4 ballësh goditi fshatin Thumanë në Durrës pesë vjet më parë duke lënë për pak sekonda 51 të vdekur, 913 të lënduar dhe mijëra banesa të shkatërruara, njëra prej ngjarjeve më të rënda që Shqipëria përjetoi nga fatkeqësitë natyrore.

Ndërtesa shumëkatëshe, shtëpi, shkolla të shembura, njerëz që kërkonin ndihmë, ambulanca, makina policie e ushtrie ishin pamjet që mund t’i kapte syri nga kjo tragjedi. Tenda të shumta u vendosën përreth që të paktën të moshuar e fëmijë të strehoheshin aty.

Lexo më shumë  Haxhiu e Gërvalla më të votuara se Osmani/ Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

Nën rrënojat e pallateve njerëzit luftonin mes jetës e vdekjes, ndërkohë të tjerëve u duhej të përballeshin edhe me panikun që shkaktonin post-lëkundjet.

Solidariteti i vëllezërve, fqinjëve dhe miqve nuk mungoi. Kosova, Italia, Greqia, Turqia, Franca e shumë vende të tjera sollën në Shqipëri ekipe të kërkim-shpëtimit që për ditë me radhë kërkuan nën rrënoja për trupat e viktimave.

Durrësi dhe Tirana ishin dy prej bashkive më të mëdha që patën pasoja të rënda, por jo më pak edhe në bashkitë e Shijakut, Krujës, Kamzës, Kavajës, Kurbinit, Lezhës, Rrogozhinës.

Lexo më shumë  Goditja e SPAK ndaj grupit të dyshuar për trafik kokaine nxjerr në skenë emrin e Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për një projekt në Palasë

Gjurmët e natës së 26 nëntorit 2019 janë në kujtesën e kujtdo, që sot pas pesë vjetësh kujton se jeta dhe vdekja ndahen me pak sekonda.

Rruga Press

YouTube player