KryesoreLajme

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Forcat e KFOR-it, të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, zhvilluan sot stërvitjen e përbashkët “Golden Sabre 2024”, me ç’rast testuan procedurat e tyre për kontrollin e turmës dhe menaxhimin e krizave.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se komandanti, gjeneralmajor Enrico Barduani ka theksuar se ky aktivitet pasqyroi përkushtimin për bashkëpunim në dobi të qytetarëve.

Lexo më shumë  Lamtumirë Albcontrol/ Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro të bllokuara në Bruksel

“Kjo stërvitje tregoi gatishmërinë tonë për të trajtuar së bashku çdo sfidë të sigurisë dhe pasqyroi përkushtimin tonë për bashkëpunim të vazhdueshëm, në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të stabilitetit rajonal”, tha Barduani.

“Falënderojmë komunitetet lokale për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre në prag dhe gjatë zhvillimit të stërvitjes”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Lexo më shumë  Shqiptarët vijojnë të bëjnë histori/ 65 ditë protesta masive të pandërprera kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Rruga Press

YouTube player