Lajme

Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim homologun nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashi.

Konjufca ka shprehur bindjen se takimet dhe angazhimi i përbashkët i shërbejnë “rritjes së bashkëpunimit të shkëlqyer midis Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”, duke i konsideruar ato si përpjekje për më të mirën e qytetarëve.

“Në këtë takim, kryetari Konjufca dhe kryetari Gashi diskutuan aspekte të ndryshme të parlamentarizmit dhe folën për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis institucioneve tona legjislative. Gjithashtu, biseduan edhe për çështje të tjera të interesit të përbashkët, duke përfshirë rrugën e integrimeve evropiane, zhvillimin ekonomik, tregtar dhe stabilitetin e rajonit tonë”- thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Abrashi: Ligji për Specialen asnjëherë në rrezik, i ka 90 vota, presidenti nuk i ka 80 vota

Konjufca tutje ka shtuar se bashkëkombasit tanë, vlerat dhe synimet e përbashkëta janë ato që qëndrojnë midis raporteve tona të shkëlqyera shtetërore si garanci e këtij bashkëpunimi të shkëlqyer dhe thellimit të tij.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi e falënderoi kryekuvendarin Konjufca për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e plotë për të avancuar sa më shumë me projekte dhe punë të përbashkëta, të cilat çojnë në drejtim të përmbushjes së synimeve dhe interesave të vendeve tona.

Lexo më shumë  ​Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare me BE-në

Konjufca në këtë takim ishte i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli dhe ambasadori Florian Qehaja.

Rruga Press

YouTube player